Ai është baba i dy fëmijëve. I qetë, i vuajtur. Jetim që i vogël. Nëna i vdiq pasi e lindi. Nuk e njohu kurrë. Babai u martua sërish. Gjithsesi e rriti gjyshja dhe kujdesi nuk i mungoi. Fati e deshi të krijonte një familje të mrekullueshme me dy fëmijë, një vajzë 9 vjeç dhe djali 5. Jetuan ca vite në emigrim, por u kthyen pak kohë me parë, blenë një shtëpi dhe vendosën të jetonin në Tiranë. Fundja të gjithë ata që kanë emigruar për kaq kanë punuar. Mjaft të blesh një shtëpi me paratë e emigrimit, se këtu në atdheun tënd një copë bukë do e sigurosh. Por s’qenka e thënë. Erdhi dita që sot në vendin tënd të diskutohet ushqimi. Nuk ka trishtim më të madh për një kryefamiljar sesa të mos u sigurojë dot bukën fëmijëve.

Kjo është drama e një familjeje shqiptare, në zemër të Tiranës. E një familjeje me arsim të mesëm. Të gjitha zgjidhjet ky baba i kërkon nga vetja. Nuk i hedh sytë fare nga shteti. Nuk ka kohë të merret me politikë dhe as të kërkojë gjë prej qeverisë.
Po a është detyrë e qeverisë që zgjedhim, që të kujdeset për shtetasin e saj? A duhet të kujdeset që njeriu të mos e humbasë punën kot? A duhet të kujdeset që pronarët të mos sillen kështu me të punësuarin e tyre? A duhet të kujdeset që familjet të kenë asistencë në kushte të tilla? A duhet të kujdeset që ti sigurojë një vend të ri pune? Një familjar që paguan çdo taksë brenda ujit dhe dritave, çfarëduhet të marrë nga shteti në këmbim? E kujt i duhen fasadat, godinat, stadiumet, parqet mijera dollareshe, kur familjet shqiptare përballen me krizën e ushqimit? Kujt i duhen udhëtimet miliona dollarëshe me eskorta e familjarë jashtë shtetit të zyrtarëve tanë, për të dhënë mend në politikën e jashtme? Se ndonjë investim këtu nuk po sjellin. Ekonomia është përtokë, çmimet e larta, dhe papunësia vetëm shtohet. Çfarë duhet të bëjë shtetasi shqiptar në kushte të tilla? Mos duhet t’i drejtohet krimit, vjedhjes, drogës? Cila është zgjidhja që familje të mos vuajë për bukë? Se njeriu një jetë ka, e nuk shtyhet me një thes miell.
Ju qëflisni tërë ditën në televizione se ky vend është bërë më i mirë, se ka vende pune plot, por nuk ka profesionistë, ju që akuzoni njëri tjetrin të kujt janë kriminelët, juve që ju kemi dhënë votën dhe ju kemi besuar qeverisjen, a e keni të qartë cila është detyra juaj kryesore? Detyra juaj është të kujdeseni për shtetasin tuaj, që të mos marrë rrugët për të siguruar një copë bukë.
Ju qëflisni tërë ditën në televizione se ky vend është bërë më i mirë, se ka vende pune plot, por nuk ka profesionistë, ju që akuzoni njëri tjetrin të kujt janë kriminelët, juve që ju kemi dhënë votën dhe ju kemi besuar qeverisjen, a e keni të qartë cila është detyra juaj kryesore? Detyra juaj është të kujdeseni për shtetasin tuaj, që të mos marrë rrugët për të siguruar një copë bukë.