Pëllumbi i varur..

Ka disa ditë që shoh nje pamje horror përballë pallatit tim. Nje pëllumb i varur. 

Ndoshta duke kërkuar ushqim i ka ngecur koka dhe ka ngordhur. U bëne ditë. Ndoshta një javë. Të dielën që kaloi ishin mbledhur edhe shumë shokë të tij në atë taracë. Dukej si ceremoni varrimi. Prita pak te shihja nëse ata do bënin diçka. Kam parë që edhe kafsha e ndihmon llojin e vet. Nuk di gjë për pëllumbat dhe aftësitë e tyre për t’u solidarizuar me njëri tjetrin. Prisja të mblidheshin dhe ta shtynin ashtu me sqep ne fluturim dhe ta ngjisnin të paktën mbi taracë. Por nuk bënë asgjë. Qëndruan ashtu një copë herë të gjithë mbi taracë, pa bërë asnjë tentativë ndaj pëllumbit të varur. Rrotulloheshin pastaj qëndronin dhe rrinin me pamje nga perëndimi. Kodi i tyre, kush i merr vesh. 


Ata vazhdojnë fluturojnë shpesh, ndersa shoku i tyre rri varur, ashtu perballë, si për të na tronditur çdo mëngjes ne, qënieve njerëzore në pallatin përballë. Ndoshta i kanë mbetur vetem puplat, e mishi i është tretur, por pamja është prape aty. Askush nga ne s’e heq dot, se duhet shkop i gjatë nga pallati, (në fakt nuk është aq afer sa duket në foto). Ndërsa shtepia ku ai varet është e pabanuar. Ndoshta janë në emigracion. Zbres shkallët dhe e shoh çdo ditë. Kaluan dy javë. Uroj ta marrë ndonjë erë e fortë dhe ta zhdukë. Ç’të uroj tjetër. Nuk thirret policia per keto gjera, apo jo. Nuk di si veprohet. Shpresoj vetëm te ndonjë forcë e natyrës. Vetëm natyra mund t’i japë drejtim…Ai është pjesë e saj. 



0 Shares:
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like
Read More

Koha që na vodhët!

Cili nga keta politikane qe kemi patur mban pergjegjesi per kohen qe u ka humbur shqiptareve? Degjova dje…