
Por a e ndotin mjedisin vetëm makinat?
Këto do ditë kam lexuar dy këndveshtrime të ndryshme, ose më saktë dy studime të ndryshme për ndotjen në Tiranë. Nje studim i projektit Green Lungs, nga Co-Plan, financuar nga BE, qe tregon se ajri ne Tirane është pastruar ndjeshem (nga grimcat PM2.5 dhe PM10), ku matjet janë bërë kryesisht te zona e 21 dhjetorit. Studimi ketu:
Atëherë çfarë tjetër e ndot ajrin veç makinave? Sipas Ferunit, mund të jenë fabrikat e çimentos, përpunimi i pakontrolluar i plehrave të Sharrës etj.
Nëse sinqerisht duam ajër të pastër a mund të llogaritim ndonjë vendim tjetër të duhur nga autoritetet përvec ndalimit të makinave dhe mbjelljes së pemëve? A duhet që të merret seriozisht mosndotja e mjedisit nga autoritetet, pasi nuk e ndotin vetëm qytetarët, por shumë biznese, të cilat në radhë të parë duhen identifikuar, dhe detyruar të gjejnë mënyra të energjisë së rinovueshme, eco-friendly për të zhvilluar aktivitetin e tyre. Dhe për ta mund të aplikohen gjoba, qofshin këto fabrika çimento, kompani ndërtimi, fasoneri etj.
Këtë nevojë e përforcoi situata e pandemisë së Covid19. Gjithë studimet botërore treguan qartë se ky virus përhapet më shpejt në vendet e ndotura dhe shkakton më shumë viktima. Nëse në të ardhmen nuk duam të vritemi nga viruse të tilla, të padukshme, por të favorizuara nga ndotja, duhet të bëjmë atë që kemi në dorë: Të minimizojmë seriozisht nga kreu i shoqërisë deri te qytetari më i zakonshëm, ndotjen e mjedisit. Autoritetet, me vendime e fushata gjithëpërfshirëse, ndërsa ne qytetarët me ndërgjegjësim. Kjo nuk është detyrë vetëm e njërës palë. Dhe rregullat e kriteret janë të vendosura botërisht. Na duhet vetëm t’i adoptojmë e t’i zbatojmë. Uroj në të ardhmen, të paktën në Tiranën ku jeton pjesa më e madhe e shqiptarëve, të shohim vendime të tjera të kreut të Bashkisë, për kompanitë që ndotin mjedisin, të artikulohen e publikohen objektiva të qarta në dhjetëvjecarin që po vjen, me sa do të reduktohet çdo vit ndotja në qytetin tonë, ashtu siç bën çdo qytet që e trajton seriozisht këtë çështje. Shpresoj shumë që pandemia aktuale të shënojë fillimin e kësaj ere.