Tallja me pjesemarrjen e grave ne politike

Eshte luajtur dhe vazhdon te luhet me termin “gruaja ne politike”. Them term sepse ashtu ka mbetur, nje fjale e shkruar ne leter. Dhjetra shoqata grash kane fituar fonde dhe kane pretenduar se bejne fushate per te arritur kete objektiv. Nuk dua t’i gjykoj se mund te kene bere maksimumin e tyre, por cili eshte rezultati? A varet vertet nga fushata e shoqerise civile kjo ceshtje? Absolutisht jo. Zeri i shoqerise civile ne kete vend ka vite qe nuk ushton fuqishem, e rrjedhimisht nuk ka si te degjohet.

Se fundi dhe grate parlamentare jane bere bashke per te forcuar rolin e tyre. Dhe krejt papritur del nje propozim qe te behet nje raport 50% me 50 % , pra nje pjesemarrje e barabarte e grave me burrat ne zgjedhjet lokale. Ne fakt kjo shifer duket se eshte imponuar per keshillat bashkiake, aty ku zerat jane inekzistente. Listat dalengadale po publikohen, dhe po shohim se ne to dominojne burrat si krere bashkish apo komunash. Diku tutje ne Roskovec a Pogradec mund te shohesh emrin e nje gruaje. Por gjasat jane qe ne qytetet e medha kandidaturat te jene burra.

Por nuk qendron ketu problemi. Zakonisht grate e katapultuara ne politike, nuk jane gra me rekorde dhe kontribute te njohura ne shoqeri. Jane krejt te panjohura te cilat imponohen nga burrat e forte te partive, thjesht per te plotesuar kushtet dhe standardet e nderkombetareve per rritjen e pjesemarrjes se grave ne politike. Nje pjese e grave te reja deputete ne parlament, nuk i degjon kurre te flasin. Te mos diskutojme pastaj per disa elemente foshnjore qe sjellin disa parti, ku deputetet nuk kane mbushur as 20 vjec dhe skane mbaruar ende faklutetin. E gjithe kjo qasje eshte tallje per pjesen tjeter te grave, atyre qe meriten e karrieres se tyre nuk ia dedikojne burrave, por sakrificave te veta. Keto gra dinjitoze as qe afrohen nga komandantet e partive, pasi me shume u prishin pune, sesa u sherbejne.

Ka ardhur koha qe grate t’i thone jo ketyre nismave qesharake, fyese, tallese te politikaneve burra per pjesemarrjen e tyre ne politike. Ato lista 50 me 50 te gjithe e dime qe do mbushen me emra te grave qe s’kane asnje deshire per t’u marre me politike, por do jene thjesht te emeruara ne nje vend pune, aq kokeulura, e te bindura per t’ua shperblyer nderin me besnikeri (me vote pro ne keshill) emeruesve te tyre ne detyre. Per sa kohe kemi kete ligj elektoral, ku listat i bejne kreret e partive, asnje grua dinjitoze nuk do guxoje te hyje ne gare e te kontribuoje me pasion e deshire ne politike.

0 Shares:
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like