Pikëpyetjet e Kadaresë për rolin e Turqisë ndaj shqiptarëve

Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare në një intervistë për gazetaren Rudina Xhunga pas marrjes së Çmimit të Jeruzalemit për Letërsi 2015, ka rrëfyer disa fakte shqetesuese. Ose më saktë ai ngre disa pikëpyetje, të cilat meritojnë vëmendje nga diplomacia shqiptare dhe historianët tanë, për t’u zhvilluar me tej e për t’u gjetur një përgjigje. Këto pyetje kanë të bëjnë me rolin e vërtetë të Turqisë ndaj shqiptarëve. Ne fakt Turqinë, Qeverite tona te fundit e kane konsideruar si partner strategjik, pavarësisht të kaluarës së errët të pushtimit otoman. Por është tronditëse të dëgjosh disa fakte që askush nuk u ka shkuar më tej.

Dy pyetje ngrihen nga Kadare ne intervisten e fundit: http://www.top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=293261#k3

1) Përse në Turqi janë sot 5 milionë shqiptarë? Pse nuk e dime si kanë shkuar, a ka shkolla për ta, a kanë libra shqip? Apo janë asimiluar? (Ne prej kohesh merremi me shqiptaret ne Greqi qe jane me pak se ata qe mendohet se ndodhen ne Turqi)

2) Lidhur me eksodin e menjëhershëm dhe misterioz të kosovarëve, a ekziston një plan i fshehtë turko-serb, a po përmbushet një profeci e serbeve per ta zbrazur Kosoven?
(Ka te dhena se shumë kosovarë kanë përfunduar në Turqi se fundi e më tej janë përfshirë si ushtarë në trupat e ISIS në Irak e Siri.)

Eshte shumë interesante të lexosh se çfarë u shkrua në mediat e sotshme pas intervistës së shkrimtarit tonë të madh. Dikush u mor me dosjet e sigurimit të shtetit a do hapen apo jo, dikush tjetër u mor përciptas me shqetësimet e shkrimtarit për eksodin e kosovarëve, disa te tjere i japin vetes te drejte te gjykojne vete shkrimtarin dhe historine e tij. Por ajo çka ai tha për rolin e Turqisë, as qe përmendet.

Kadare thotë se barinjtë e shqiptarëve, siç i quan ai qeveritarët e Kosovës dhe Shqipërisë, duhet të rrinë pa gjumë e të zgjidhin këto mistere, se përse pikërisht tani po largohen familje të thjeshta kosovare? Kush u troket në derë dhe i premton se po të lënë tokën e shtëpitë, do gjejnë një vend më të mire. Kjo eshte nje gje e organizuar dhe e fshehte sipas shkrimtarit, qe duhet zbuluar. Shqipëria duhet te shqetesohet per Kosoven njesoj siç shqetesohet Izraeli per mijera hebrej neper bote,- thekson Kadare.

Por prej kohësh diplomacia jonë shqetësohet vetëm për një gjë: si të zëvendësojë ata që janë nëpër ambasada, me njerëz te rinj. Gjithnjë i vetmi problem dhe lajm lidhur me Ministrinë e Jashtme ka qene caktimi i ambasadorëve. Publiku asnjëherë nuk ka patur informacion transparent se cilat janë qëllimet e verteta të fqinjeve, cilat janë paktet e fshehta, si është problemi i shqiptarëve në diasporë, a respektohen të drejtat e tyre apo ata po asimilohen? Shkrimtari Kadare i ve emrin ‘mister’, por nuk është detyrë e shkrimtarëve të gjejnë të vertetat për atë çka ndodh mes shteteve dhe kombeve. E sa për median shqiptare, në çdo rast mbetet tërësisht sipërfaqësore në zhvillimet që ndodhin në diplomaci e rajon.

0 Shares:
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like