Terri informativ për investitorët e huaj


Performanca e nje shteti duket te reklamimi qe i ben punes se vet. Mund te shihni pa fund lajme ne televizione, shfaqje ne fjalime, debate televizive. Po çfare mbetet? Eshte folur per dhjetra reforma e ligje që kur ka ardhur në pushtet mazhoranca e majte. Por pervec gazetarëve tanë dhe popullit që dëndet përdite ne informacione, dhe diçka u mbetet nga ajo që po ndodh, për një të huaj, është e vështirë të kuptojë se çfarë bëhet në këtë vend.

Më konkretisht e kam fjalën për publikimin e gjithë vendimarrjes së kësaj qeverie online. Hapni faqen www.parlament.al. Qesharake. Ajo që spikat në gjuhen angleze është vetëm përditësimi i vizitave të kryetarit të parlamentit, urimet e kryetarit të parlamentit për sulltan Novruzin, e të tjera si këto. Kur klikon ligje të aprovuara (approved laws), – gjëja që do u intereson më shumë te huajve, faqja të del “under construction”, pra nen ndertim. Asgje nuk shfaqet ne anglisht qe do t’u nevojitej investitoreve apo personave te tjere te interesuar.

Por nuk eshte vetem Parlamenti qe ka kete problem. Edhe kur hap Ministrine e Financave, lajmi i fundit ne anglisht i takon shtatorit 2014. Ndersa Ministria e Drejtesise, nuk e ka fare si ikone gjuhen angleze. Nga ana tjeter qeveria ben thirrje per te ftuar investitoret ne Shqiperi. Ne cilen faqe zyrtare nje investitor mund te gjeje informacion per Shqiperine para se te ideoje apo planifikoje nje investim ne Shqiperi? E vetmja menyre eshte te kerkoje ndonje lajm ne google, qe eshte perkthyer nga mediat shqiptare nga mediat e huaja te interesuara. Spo hyj në Ministritë e tjera, pasi qëllimi i këtij blogu është vetëm të ngrejë problemin e legjislacionit shqiptar qe nuk gjendet askund anglisht. Eshte AIDA agjencia e Investimeve qe ofron disa informacione ne anglisht, por shume nga te huajt nuk e dine qe ajo ekziston.

Per te huajt Shqiperia mbetet nje terr informativ, pavaresisht deklaratave te bujshme te qeveritareve qe i ftojne ata te investojne ne Shqiperi. E gjithë kjo ftesë mbetet retorikë. Investitorët e vërtetë duan jo vetëm garanci, por shumë informacion të detajuar përpara se të shkelin në tokën tonë. Shumë investitorë të vendosur e kane gjetur zgjidhjen ose përmes ambasadave të vendeve të tyre këtu, ose përmes miqve të rastësishëm. Por në këtë mënyrë nuk mund të pretendojmë që investitoret te mesyjne ne Shqiperi….

Faqja ne anglisht e parlamentit
Faqja ne anglisht e Ministrise se Financave

0 Shares:
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like