Kur gazetarët pranojnë të papranueshmen

Që e kemi pranuar si gjendje normale të na qeverisin të pamoralshmit, kjo tashmë është bërë fakt. Në këto kohëra fushate elektorale ndodh rëndom që një gazetar e pyet një kandidat të pavarur: Si do bësh ti që t’u prishesh ndërtimet pa leje dy paleve të forta, ose klientëve të dy partive të mëdha dhe t’i kthesh qytetin qytetarëve. Ti nuk e ben dot këtë, se ata janë të fortë e mbrojnë njëri tjetrin. Kandidati i përgjigjet se kjo që thua është krejt e papranueshme në vetvete. Kandidati gjykon ose shpreson, se nëse zgjidhet me votat e popullit në një post si kryebashkiak, ateherë ligji do zbatohet njësoj për të gjithë, pasi qyteti është i qytetareve. Por gazetari disa pyetje rresht këmbëngul se si do i mundesh ti të fortët? Gazetari e quan te pamundur. Aq të pamundur e quan dhe populli qe e ndjek intervistën e tij. Pra del nga intervista se një kandidat i pavarur nuk duhet të votohet, pasi nuk është në gjendje të bëjë asgjë, pavarësisht personalitetit, projektit e vizionit te tij. Dhe me përulësine e vet, publiku i thjeshtë e pranon: përse te zgjedhim një të pavarur? Ai do i ketë duart e lidhura, nuk do mund të bëjë asgjë. Që vota jonë të mos shkojë kot, po e çojme te partitë e forta politike, atje ku e kemi dërguar gjithe keto vite, edhe pse nuk na ka shërbyer kurrë. Se në këtë vend, ligjin e bejnë partite politike.

Në fakt, gazetarët nuk shkëputen dot nga ato që perserit ne vazhdimesi kryeministri i vendit tim, i cili u thotë hapur qytetarëve ne takime elektorale, se: per çfare ju duhet një kandidat i djathtë kur ne të majtet kemi pushtetin? Nje qeveri e majtë, nuk mund të punojë dot me një kryebashkiak të djathtë. Ai është ‘armik’, dhe po e zgjodhet, mendohuni mire, ju do vuani, se fondet do priten. Eshte absurde një thirrje e tillë në një vend demokratik dhe në një proces normal parazgjedhor, por jo absurd ne realitetin tone, pasi kjo histori ka ndodhur gjithë këto vite. Kur pushtetin e ka një parti, dhe bashkinë e ka partia tjeter, qytetaret vuajnë. Gjithsesi nje beteje e ndyre mes partive rivale eshte e me pranueshme, sesa ajo qe duhet te beje gazetaria. Ndodh rendom ne vende te ndryshme te botes, qe çfare nuk thuhet per te ulur kundershtarin. Por nuk mund te pranohet kjo per gazetaret. Ata duhet te japin nje mesazh te paanshem, se ligji eshte ai qe duhet te qeverise, kushdo qe te zgjidhet ne krye te nje bashkie. A duhet te shkeputen gazetaret plotesisht nga pranimi i kesaj mendesie qe na ka qeverisur 24 vjet? Eshte per te ardhur keq qe gazetaret tane, ende nuk mund te jene elitë qe duhen degjuar ne kete vend. Ata kane mbetur papagalle te status-quose qe na ka qeverisur ne gjithe keto vite. Dhe per fat te keq popullit s’i ngelet zgjidhje tjeter, veç te degjoje partite, dhe jo zera te paanshëm…

Gjergj Bojaxhi, kandidat i pavarur per bashkine Tirane
0 Shares:
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like