Një votë për parlament cilësor

Një votë për njerëzit jo për partitë. Një votë për një parlament cilësor!

Jemi në 2021, në erën e teknologjisë së avancuar, ku çdo njeri arrin të shohë me një klik në internet, përtej Shqipërisë. Arrin të shohë si qeverisen vendet e zhvilluara, çfarë roli kanë politikanët dhe cilat janë të drejtat e qytetarëve. Arrin të shohë si janë shërbimet, rrugët, fshatrat, shkollat, spitalet.

Në Shqipëri duket se gjërat lëvizn shumë ngadalë. Situata para zgjedhjeve është gjithnjë e tensionuar, luftë për jetë a vdekje mes të njëjtëve politikanë, gjithnjë skandale, blerje votash, incidente.
Sot, në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, të gjitha forcat e mëdha politike që na ofrohen si alternativa, i kemi provuar: qeverisje PD vetëm, PS vetëm, koalicione PD-LSI, PS-LSI. Fatmirësisht kanë dalë dhe forca të reja edhe pse ende të brishta, asnjëra aq e fortë sa të bëjë ndryshimin e madh.

Në këto kushte, qytetarët janë në gjendje të gjykojnë mbi qeverisjet e provuara, janë në gjendje të mendojnë lirisht, të kujtojnë çfarë ka ndodhur gjatë këtyre viteve, sa kanë punuar këto parti për mirëqënien e tyre, dhe të votojnë duke menduar ekonominë e familjes, xhepin e tyre, shkollën e fëmijes, ajrin që thithin, shërbimet që marrin. Të mos ndikohen në votën e tyre nga askush, që ka një mendim tjetër dhe perceptim tjetër. Secili mund të gjykojë bazuar në gjendjen e tij ekonomike dhe mendimin që ka ai për të ardhmen. Gjithkush, edhe me pak shkolle mund të gjykojë gjerat e bëra mirë dhe keq, gjërat që kishin mundësi të bëheshin më mirë. Gjithkush mund te gjykoje per figurën e kandidatëve që u ofrohen në zonen e tyre, të mos votojnë ata për të cilët kanë dalë akuza për korrupsion dhe pse falë mungesës së drejtësisë janë të lirë.
Në këto zgjedhje ka vetëm nje risi, por është shumë e madhe nëse shfrytëzohet nga të gjithë. Secili mund të votojë për kandidatin më të mirë që njeh, qoftë ky edhe në fund të listës së partisë. Ndoshta ndodhet në fund të listës sepse nuk i serviloset kryetarit dhe kjo mund të jetë vlerë. Kush nuk duron dot partitë, mund të votojë vetëm kandidatin. Kjo mbase u jep një mësim kryetarëve të mos bëjnë më listat me renditje servilësh.

Nuk ka mundësi që mes dhjetëra emrave në listë, të mos ketë persona dinjitoze, të papërlyer, të pakorruptuar. Çdo njeri nga ne, mund të bëjë diçka për atë që kemi kërkuar kaq kohë: te kemi nje parlament me njërëz të ditur, të pakorruptuar, që ngrenë zërin për ne, dhe bëjnë ligjet e duhura, dhe jo injorantë që nuk dinë as të flasin.

Kjo është e mundur në këto zgjedhje. Votoni njerëzit, jo partitë!

9 Shares:
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like
Read More

Koha e shqiptarëve ka ardhur…

Një ndjenjë patriotizmi është rritur në gjithë diasporën shqiptare. Shqiptarët tashmë të shpërndarë në gjithë botën, kërkojnë që…
Read More

Pëllumbi i varur..

Ka disa ditë që shoh nje pamje horror përballë pallatit tim. Nje pëllumb i varur.  Ndoshta duke kërkuar ushqim…