Sharmi i jetës rurale

Modeli i jetës rurale – e ardhmja në Shqipëri është fshati.

I pandotur, i pazhvilluar, i pazaptuar nga babëzia e kolonëve të pasur, një pjesë e mirë e fshatit shqiptar ka mbetur oaz gjelbërimi dhe shpëtimi.

Një udhëtim për të rinjtë rurale, na çoi mes fshatit Ballaban, qe perfshihet ne Bashkine Kelcyre, edhe pse ndodhet nga ana tjeter shume prane Beratit. Nje rruge e premtuar per te lidhur Beratin me Permetin ende nuk eshte perfunduar, e po keshtu as rruga per te lidhur Permetin me Korçen. Jane kaq distanca te vogla sa njerezit i pershkojne ne kembe ose me kafshet e tyre. E megjithate ata jetojne si ne mes te askundit. Natyra eshte shume dashamirese, pasi gjithandej rrethuar ne gjelberim, me ajer te paster, me nje qetesi absolute. Por nga ana tjeter keta njerez kane nevoje se pari per njerez te tjere, per nje komunitet qe te kete gjithcka qe u duhet per te jetuar ne keto vise. Te kene vec rruges, gjalleri, shkolle, mundesi per te jetuar me dinjitet.

Deri ne fshatin Ballaban rruga nga Kelcyra ishte e pershkrueshme me makine. Pastaj nis nje rruge e ngushte me gure, e pamundur te kalohet pa 4×4. Jemi nisur per ne fermen Grand Albanik. Ne fakt durimit tone po i vinte fundi, po keshtu dhe shoferit. Dhe ja u shfaq ferma. Modelimi dhe arkitektura e saj brenda, dhe mbi te gjitha buzeqeshja dhe mikpritja na i hoqen merzine e rruges.

Qendruam ketu dy dite ne fermen Grand Albanik, nje ferme e vetmuar ne koder pa asnje shtepi tjeter rrotull saj. Qendruam dhe u mirepritem nga Elona dhe motra e saj, mes dy zonjave sa elegante aq edhe punetore, që na bënë ta adhuronim jetën e fshatit. Kaq fisnike dhe të edukuara. Për to nuk është punë, por mënyrë jetese, me e mira e mundshme. Te shkolluara, nga zemra e qytetit, kjo është zgjedhja e tyre. I shërbejnë klientëve me kënaqësine me të madhe, vazhdojnë të punojnë online për profesionet e tyre, dhe kane vizion të qarte se ku do shkojnë.

Jo me kot shkuam në një vend të tillë për të organizuar një workshop me të rinjte rurale, një grupim që duan të bëhen zëri “ulërites” per rikthimin e jetës në fshat, veçanërisht për rikthimin e të rinjve. ‘Rural Youth Hub’ është gati për të nisur aktivitetin në rang kombëtar në emër të kesaj kauze te madhe. Të bësh seminar në natyrë dhe jo në salla pompoze, në fshat dhe jo në qytet. Ky është trendi i ri. E lumtur që jam mes këtij grupimi të të rinjve për herë të dytë, për të lehtësuar debatin mes tyre dhe për t’i nxitur drejt krijimit të strukturave të organizatës së tyre. Të rinj plot pasion, që e duan shtëpinë, tokën dhe fshatin. Ata janë gati te frymëzojnë dhe të rinj të tjerë per nje kauze te tille. Ndihem shpresëplotë se ka ende të rinj që s’duan te ikin, por janë gati të luftojne me realitetin. Ju (qeveritarë), që keni në dorë fatet e vendit, bëni diçka qe ky pasion te mos u zbehet ketyre flamurtareve të rikthimit te jetes në fshat.

0 Shares:
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like
Read More

Na fal Kosovë!

Të dashur shqiptarë të Kosovës! Vazhdoni besoni në vlerat tuaja, në betejat tuaja për liri e demokraci e…
Read More

Koha që na vodhët!

Cili nga keta politikane qe kemi patur mban pergjegjesi per kohen qe u ka humbur shqiptareve? Degjova dje…