‘Të njohim produktet tona’

‘Të njohim produktet tona’
November 25, 2014
Vitet e fundit duke parë interesimin në rritje të turistëve ndaj vendit tonë, ne kemi kthyer sytë nga vetja për të gjetur gjërat me të cilat krenohemi.  Deri pak vite më parë çdo produkt i huaj na dukej më i bukur, më estetik, më i shijshëm. Madje rëndom pranohej se ne nuk dimë të prodhojmë asgjë, se asnjë produkt shqiptar nuk vlen, se nuk kemi asnjë markë me të cilën mund të krenohemi. Kjo situatë reflektohej prej vitesh dhe në raportet eksport/import që disa vite rresht ishin në masën 1/10, apo 1/7 deri dy vite me parë. Pra thjesht importonim 7 dhe eksportonim një. Tashmë kjo situatë duket se po përmbyset shume shpejt dhe sektori qe po e bën këtë është agrobiznesi.  Tashmë vetë fermerët po ndërgjegjësohen se produkti i tyre jo vetëm vlen, por është plotësisht i konkurueshëm jashtë Shqipërisë. Eksportet e produkteve tona bujqësore janë rritur në 9 mujorin e fundit me 11 mld leke. Ndersa raporti eksport/import ka zbritur poshte shifres 1/5. Dhe këtë përmbysje nuk po e ben shteti, por vetë fermerët.
Të ndërgjegjësuar dhe për fitimin që po korrin, fermeret u janë kthyer tokave të tyre, duke angazhuar gjithë familjaret, e madje duke punësuar njëri tjetrin për të rritur cilësisht prodhimin dhe për ta hedhur denjësisht në treg. Nuk ka më dyshime si dikur. Kush ka tokë, po e konsideron veten me fat, po e punon dhe po mundohet të nxjerrë një produkt sa me cilesor dhe pa hile, i ndergjegjshëm se tregu nuk të fal nëse prodhon thjesht për të fituar diçka sot per sot. Te goditur nga historite e domateve me hormone, kastravecave me spiroksamine, e verërave të perziera me alkol, djathit me niseshte, apo  vajit te ullirit te perzier me lloj lloj vajerash të tjerë, fermeret e kane kuptuar se sot ne treg mund të mbijetosh dhe të fitosh vetëm me cilesi. Po orientohen drejt prodhimit ‘pak e saktë’. Shteti ende s’u ka dhënë dorë. Ndihme nga shteti mund të quajmë deklaratat konfirmuese, se turizmi dhe bujqësia janë e ardhmja e ketij vendi. Ministria e Bujqësisë ka dalë haptas në mbrojtje të prodhimit vendas, përmes sloganeve “prodho shqip, tregto shqip, bli shqip”. Nga ana tjeter konsumatorët janë në kërkim të një produkti cilësor, të gatshëm për të paguar më shumë. Ndërsa turistët po kërkojnë të konsumojnë vetëm produkte shqiptare, gatime shqiptare, e verëra shqiptare. Koha nuk pret për dorën e shtetit dhe fermerët e kanë kuptuar më në fund, se sa shpejt duhet të ecin dhe ku duhet të investojnë. Transformimi ka nisur të ndihet në kerkesat e tyre për të krijuar një produkt të markës. Duan që produkti i tyre të dallojë nga i tjetrit. Secili po përpiqet t’i japë një vlerë të shtuar produktit të vet, duke bërë një paketim, një ambalazhim ndryshe, një etiketë (jo me të shkruar me dorë), një reklamë, një artikull, një kronike tv, duke trokitur për të gjitha këto në agjencitë përkatëse. “Manderina Promotions” është një prej agjencive të pakta të marketingut e fokusuar posaçërisht në promovimin e produkteve shqiptare, në krijimin e brandeve e markave të para shqiptare. Produktet cilësore me te cilat ne mund të krenohemi për momentin, janë vaji i ullirit dhe vera. Janë të paktën 25 prodhues vaji ulliri dhe 15 prodhues vere të cilët e kanë kuptuar se cdo të thotë produkt cilësor. Por dhe prodhuesit e produkteve blegtorale (qumësht, djath) po investojnë ndjeshëm cilësi e marketing. Gara sapo ka nisur, e tregu do vendosë se cili është më i miri. Për t’i evidentuar më të mirët në cilësi, po hapim një rubrike interesante në kete revistë, ku do të gjeni histori suksesi të fermereve tanë, të atyre që me punën dhe investimet individuale kanë arritur të nxjerrin në treg një product cilësor, i cili tashmë duhet të promovohet që të mbërrijë në duart e konsumatorëve tanë. Thonë se “një popull që nuk arrin të vetushqehet është i destinuar të jetojë në varfëri”. Ka ardhur koha që jo vetëm të njohim e konsumojmë ushqimet tona, por pse jo të krijojmë dhe brandet e para shqiptare me të cilat të mburremi e të konkorojme dhe ne tregjet jashtë vendit tonë
0 Shares:
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like