Ne jemi ‘ndryshe’ nga ata!

– Ne jemi ndryshe nga ata që qeverisën para nesh. 
– Ne kerkonim: hap kutitë, dhe shtyrje zgjedhjesh, këta nuk hyjnë fare në zgjedhje.

– Ne ndenjëm në çadra urie para kryeministrisë, këta në çadra me pica e sufllaqe.
– Ne bojkot disamujor parlamentar, këta i dogjën mandatet fare.
– Ne gjatë protestave qëllonim policinë me gurë e shkopinj, këta me molotov.
– Ne nuk vjedhim trashë si ata, ne vjedhim më bukur
– Ata i harxhuan gjithe lekët për rrugë, ne për fasada, për zbukurimet e qyteteve.
– Listat e mia të kandidatëve janë më të mira, kam miliarderë e kriminelë të zgjuar, por jo budallenj si Gjuzi.
– Unë futem krenar pa opozitën në zgjedhje, ndersa Berisha zgjidhej president mes flakëve.
– Ne jemi pjesë e politikës së re dhe do vendosim demokracinë njëherë e mirë, ata janë pjesë e politikës së vjeter, (edhe pse lindëm nga e njëjta nënë parti)
– Shkurt pra, ne jemi ndryshe..

Eh sa ‘shumë’ ndryshoni. Është e vertetë, jeni më pak të dhunshëm, më të sofistikuar, më të kulturuar, visheni me bukur. Por ja qe për disa nga ne, ky ndryshim është i papërfillshëm, se duam tërësisht diçka tjetër, që bota e zhvilluar e ka arritur me kohë. Duam një jetë të qetë, mirëqenie dhe një qeveri çdo ditë në sherbim te popullit.

Përse njësia matëse për një kryeminister të supervotuar duhet të jetë opozita, apo qeverisja e kaluar, kur mund të zgjedhë të jetë një lidership perëndimor, një lider që shqetësohet për rininë që po ikën, dhe jo për zgjedhjet e radhës, një njeri që shqetësohet për të papunët, për të sëmurët, për të pastrehët, për ndotjen, për familjen, për arsimin, turizmin, investimet, infrastrukturën etj.

Një thënie e njohur thotë: “Një lider i vertetë nuk mendon për zgjedhjet e ardhshme, por për brezat e ardhshem”,… dhe brezat e ardhshëm fatkeqësisht po ikin, se për ta nuk mendon askush, as për ta bërë Shqipërinë një vend të mirë, ku ata të kthehen me dëshirë.

Rëndësi per ju të dy palët, majtas e djathas, ka patur vetem nje gje: të fitoni zgjedhjet. Për ato jeni vrarë dhe keni mbajtur peng te ardhmen e vendit. Ju nuk jeni lider, sepse halli juaj janë vetem zgjedhjet. Ju thoni se synimi juaj është të fitoni me çdo kusht të gjitha bashkitë, dhe te keni pushtet absolut. Ti gezoni pra! Kenaquni! Ndërkohë fatet e vendit dihet, që jane pa zot. Askush nuk e mohon dot që Shqipëria po thahet nga truri dhe e ardhmja.

(ps. Refleksione nga komunikimi aspak i qetë i kryeministrit tim në emisionin e fundit në Opinion, përballë disa prej gazetarëve më të qetë që kemi në vend)

0 Shares:
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like