Nuk kam fe, por besoj në Zot

Kur lutem dhe kërkoj Zotin asnjëherë nuk mendoj dikë si “Baba Mondi”, as si Hoxha i Xhamisë së Namazgjase.

Zoti për mua nuk është askush në tokë, por është lart në qiell, një engjëll i bardhë të cilit i lutem sa herë jam keq. Dhe ndjej se shpesh marr përgjigje.

Kishat dhe xhamiat i shoh si vende turistike dhe i adhuroj për arkitekturën. Kur hyj në to më pëlqen solemniteti, heshtja e thelle. Gjithsesi nuk lutem, sepse Zoti nuk mund të mbyllet brenda mureve dhe kupolave që erresojnë qiellin. Me pak vizitoj teqetë se kanë varre. Kush do i lutej një të vdekuri?

Por ama kurrë nuk do i lutesha një të gjalli. Një njeriu si ti e si unë, një të vdekshmi që ka po aq halle sa unë e sa ti, që sado të jetë besimtar i madh nuk mund t’i zgjidhë hallet e mia dhe mbi të gjitha është po aq mëkatar sa çdo qënie njerëzore.

Shqiptarët janë një pjesë e mire ateistë, jo që prej komunizmit, por në shekuj, pas shumë presioneve dashakeqe për të na imponuar fenë e tyre për qëllime territoriale. Përveç osmanëve që na myslimanizuan me dhunë për 500 vjet, të njëjtën gjë kanë bërë më vonë grekët me çdo shqiptar që jetonte në territoret e tyre deri në Peloponez dhe të njejtën gjë edhe serbët me shqiptarët që jetonin në trojet e tyre deri në Kroaci.

Kështu që njesoj si paraardhësit tanë, Ilirët, më mirë besojmë te Perënditë atje lart, se këta ‘mashtruesit’ në tokë na i kanë të gjithë me hile.

Ta gëzojmë Xhaminë e re, si atraksion turistik (por pa flamuj turq).

Uroj të ketë po aq turistë sa Xhamia Blu e Stambollit, vepër e një shqiptari.

10 tetor 2024, Dita e Perurimit te Xhamise se Madhe Tirane.

0 Shares:
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like