Shqiptarët kanë dy karakteristika tipike gjenetike të trashëguara ndoshta që nga Ilirët.
Së pari, mungesa e solidaritetit. Fiset ilire luftonin kundër njeri-tjetrit dhe nuk i vinin në ndihme kur tjetri kishte nevoje. (Lexo Udhetim në Keshtjellat Ilire- Neritan Ceka). Dhe sot shqiptaret jane te ndare ne 5 shtete ne rajon, por dhe me lufte politike me njeri -tjetrin brenda shteteve.
Së dyti, Shqiptarët festojnë shumë. Aq shumë sa mezi u del pija, sulmohen në befasi dhe nuk janë vigjilente ndaj zhvillimeve. Keshtu ka ndodhur ne disa raste. (me mbretin Agron apo me Klitin serish te Keshtjellat Ilire-Neritan Ceka)
..
Dhe sot, pa mbaruar festimet e Pavarësise, serbët sulmuan Kosovën.
Shqipëria në vend të riorganizojë mbrojtjen dhe diplomacinë për të përballuar ‘pabesinë dhe urrejtjen e fqinjëve”, vazhdon e pashqetësuar programin e saj, pavarësisht situatës në rajon.(Pritet koncert i madh të hënën “Nata e Bardhë”- qe edhe dhe mund të mos bëhej në këtë situatë).
Ndërkohë fara e përçarjes është hedhur si helm në media televizive dhe online, ku më të egër ndaj shqiptarëve, janë ata që flasin shqip sesa armiqtë e vjetër në gjuhën e tyre.
Historia përsëritet nëse nuk nxjerr mësime.
Shqiptarët sërish në dorë të Zotit🙏
se ‘aleatët’ na kanë ndihmuar përgjithësisht kur dëmi është bërë.