Një ndjenjë patriotizmi është rritur në gjithë diasporën shqiptare. Shqiptarët tashmë të shpërndarë në gjithë botën, kërkojnë që dinjiteti i tyre të vihet në vend, që ata të respektohen si komb, e të mos nënçmohen e përbuzen.
Pas pushtimit turk 500 vjeçar, më tej pas shpalljes së pavarësisë më vonë se gjithë shtetet e tjera të rajonit (1912), pas pazareve që u bënë mbi kurizin e Shqipërisë duke e cunguar territorin tonë në favor të fqinjëve (1913), më tej diktatura 50-vjecare, (1944-1990) dhe në vijim tranzicioni 30 e ca vjeçar,(1990-tani) kanë bërë që shqiptarët të jenë të paqartë me atë se kush janë në të vertetë? Sa të lashtë dhe autoktonë janë në territoret e tyre dhe përse ky fakt nëpërkëmbet dhe mohohet jo vetëm nga fqinjët por dhe nga shumë shtete Europiane?
Tezat e dy fqinjëve tanë, grekët e serbët, se shqiptarët nuk janë autoktonë, por kanë ardhur në Ballkan vonë nga Kaukazi, se janë turq e otomanë, se janë krijuar si shtet vetëm nga ndërkombëtarët, – janë teza ende aktuale dhe mijëra serbë e grekë që kanë marrë këtë edukim në shkollat e tyre, mësyjnë në media sociale duke thënë se shqiptarët duhet të ikin nga kanë ardhur, se gjysma e Shqipërisë është Vorio Epir sipas Greqisë dhe gjysma tjetër i takon Serbisë.
Përleshjet verbale në media sociale janë shtuar shumë kohët e fundit, dhe kjo betejë përkon edhe me një zgjim të mjaft shqiptarëve të shkolluar në diasporë, që po sjellin studime të shkencëtarëve të ndryshëm për vazhdimësinë e shqiptarëve në këto territore mbështetur në objekte arkeologjike e fakte historike, për vijimësinë nga Iliret, por edhe se gjuha shqipe është ndër më të vjerat në Europë, rreth 6000 vjet dhe shume e rralle sipas the Science.
Shkenca e fundit, e gjurmimeve dhe krahasimeve të ADN-se ka sjellë gjithashtu fakte të pakundërshtueshme se shqiptarët kanë prejardhje nga ilirët. Po kështu, inteligjenca artificiale vazhdon të nxjerrë fakte te reja historike për rolin e shqiptarëve që në lashtësi, në Bizant e në vijim si dhe gjithë vazhdimësinë e tyre në territor.
Të gjitha keto zbulime te reja dhe zgjimi i shqiptarëve duket se kulmuan në festimet e fundit të pavarësisë më 28 Nëntor, në gjithë trevat shqiptare. Kjo atmosferë patriotike duket se ka shkaktuar një frike te shtetet fqinje greke e serbe, të cilët deri tani kanë gatuar histori te rreme për shqiptarët. Ata janë hedhur ne sulm me tezat e tyre të vjetra, jo vetëm në mediat sociale përmes adresave false, por dhe në politikën ndërkombëtare ku duket se shpërthimet janë eventuale në kufirin Kosove-Serbi. Vec kësaj çdo ndeshje futbolli në rajon dhe Evrope kthehet në arenë fyerjesh e sulmesh kundër shqiptareve, pavarësisht se kush ekip luan në fushë.
Çfarë ka ndodhur që konflikti me shqiptarët është ndezur në këtë mënyre? Arsyeja është e thjeshtë. Shqipëria nuk është më ai vendi i varfër që kërkonte lëmoshë nëpër botë. Zhvillimet e fundit dhe turizmi kanë prezantuar në botë një Shqipëri tjetër, moderne, me njerëz mikpritës e të arsimuar, një vend me shumë kulturë, tradita e bukuri.
Shqiptarët prej shekujsh nuk kanë patur kohë të ngrenë kokë e të merren me historinë e tyre. Historinë tonë e kane shkruar të tjerët. Tashmë që një pjesë e mirë e diasporës shqiptare është rregulluar ekonomikisht per dekadave në emigrim, shumë prej tyre i janë kthyer dashurisë dhe kontributit për mëmëdheun, kërkimeve e studimeve për të vënë në vend nderin dhe dinjitetin e munguar të kombit shqiptar. Ky rizgjim ka sjelle dhe rindezjen e tezave te vjetra absurde dashakeqe serbe e greke.
Ajo që është për te ardhur keq në këtë situatë, është se kjo erë e re ndryshimi e ka gjetur Shqipërinë krejt e papërgatitur për të drejtuar vendin në këtë valë të rrethuar nga urrejtja. Shqipëria e mbytur nga korrupsioni dhe betejat politike nuk është e aftë për të drejtuar një politikë dhe diplomaci kryelartë dhe pacifiste, ku të deklarojë se shqiptarët duan të jetojnë në paqe dhe me dinjitet në atë tokë që na kanë lënë të parët, dhe që të jemi të respektuar njësoj si kombet e tjera. Shqiptarët nuk janë nënpopull, por ata janë po aq evropianë sa evropianet e tjerë, e madje një popull që ka jetuar që në lashtësi, dhe për këtë janë gjithë sitet tona arkeologjike si fakte kokëfortë. Shqiptarët janë një popull që i kanë dhëne Evropës liderë të mëdhenj e figura të ndritura si Skënderbeu qe mbrojti Krishterimin, apo Nene Tereza, shenjtorja ikonë e bamirësisë. Një popull, që pavarësisht se nuk ishte në gjendje të mbronte territoret e veta të shqyera e të grabitura, i bën nder Europës ta ketë në gjirin e vet, pasi ka mundur që të ruajë në mijëra vjet, një gjuhë unike, 6000 vjeçare, që më shumë është përcjelle e folur se e shkruar. Një kulturë të veçantë autentike dhe së fundi një mikpritje të rrallë turistike.
Nëse diplomacia jonë dhe qeveria jonë ende e plagosur nga korrupsioni dhe krimi, do të ngrejë kokë të thojë me zë të lartë ca të vërteta historike të pakundërshtueshme, dhe Europa duhet të rishikojë qëndrimet e veta dhe te rrezojë prerazi tezat serbe e greke, qe ato të kyçen përfundimisht në sëndukët e kancelarive të tyre dhe të mos hapen më, por të respektojnë shqiptarët ashtu siç respektojnë çdo kombësi tjetër gjermane apo daneze etj. Të kërkosh të respektojnë si komb është gjeja më minimale që duan shqiptarët sot. Ky dinjitet duhet të vendoset përfundimisht brenda kësaj dekade. Koha e shqiptarëve është tani.