Një vizitë në Mauthausen

Ndoshta nuk do e vizitoja kurrë një qytet të tillë për turizëm, apo për qejf. Udhëtimi nga Vjena ishte me shumë zigzage dhe mundime. Nuk kishte linjë treni direkte. Na u desh të ndërronim dy trena dhe pastaj morëm taksi. Natyra e e asaj zone afër Linzit, ishte shumë e bukur. Ne udhëtonim në mes të verës, në kohë pandemie, në korrik 2021. Lumi Danub na u shfaq gjigand në anën e majtë teksa nisëm të ngjisnim një kodër. Më në fund, taksia na ndaloi para kampit, i cili ngjante si një kështjelle e zakonshme guri, me mure të lartë. Deri këtu asgjë të frikshme. Në fakt ndërtesa nga jashtë nuk na zgjoi asnjë lloj frike për ato që kishim lexuar rreth këtij vendi. Deri sa erdhi guida jonë, një vajzë e re studente historie, ishim shumë të qetë dhe shqetësim kishim vapën që ishte në pikun e saj. Guida nisi të na prezantojë shkurt itinerarin dhe mbi të gjitha donte të dinte nga ne, çfarë prisnim nga ky udhëtim, çfarë donim të shikonim, pse kishim ardhur deri aty. Më shumë ishte e interesuar kush ishim ne, sepse jo çdo turist mund të vijë kot në Mauthausen apo në kampet e përqendrimit nazist.

Ne ishim një grup prej katër vetesh nga Shqipëria, dy përfaqësues të DMO ALBANIA, organizatës që unë drejtoj, dhe dy përfaqësues nga Muzeu Historik Kombëtar, me z Dorian Koci, drejtor i Muzeut. Kishim aplikuar për një projekt mes DMO dhe Muzeut, për të zbuluar fatet e shqiptarëve që erdhën në kampin e Mauthausenit dhe dëshmitë e të mbijetuarve. Projekti ynë u shpall fitues dhe u financua nga EVZ Stiftung Foundation. Pra ajo që ne donim të dinim nga kjo vizitë, ishte të merrnim sa më shumë informacion çfarë gjurmësh kishin lënë shqiptarët në këtë vend, a kishte fakte për ta, përveç se të mësonim të plotë historinë e këtij kampi.

Gurët

Pasi i shpjeguam guidës se kush ishim e çfarë prisnim, vazhduam me itinerarin në kamp. Në fillim pamë gurë, shumë gurë, të cilët simbolizonin dhe arsyen pse ky vend ishte përdorur për të ngritur këtë kamp përqëndrimi. Sepse aty ishte një gurore graniti, dhe gurët duheshin për veprat e mëdha që do ngriheshin për Hitlerin. U gjet vendi për të shfrytëzuar punën e të burgosurve. Kur Hitleri hyri në Austri në 1938, gjëja e parë që u mendua ishte ku t’i fusnin tradhëtarët e regjimit në Austri. Duhej një kamp brenda vendit, jo në Gjermani. Dhe u gjet ky vend, ky fshat i bukur dhe i panjohur me një natyrë të bukur por shumë malore dhe të ftohtë në dimër, ku do dërgoheshin të burgosurit fillimisht për të punuar pa pagesë për llogari të një kompanie që do ndërtonte dhe veprat e Hitlerit. Janë ende aty 186 shkallë nga gurorja deri në kamp që të burgosurit i ngjisnin çdo ditë me gurë të rëndë deri 30 kg. Ato quheshin Shkallët e Vdekjes. Puna ishte e tillë: ata shembnin shkëmbin, merrnin gurë të mëdhenj dhe ata i copëtonin me mjete shumë të thjeshta, dhe pastaj i ngarkonin në karroca druri dhe i sillnin në kamp. Me këto gurë u ndërtua vetë kampi, që në fillim kishte vetëm ca baraka druri, pra gjithë pjesa rrethuese, administrata, porta e madhe hyrëse, kullat e vrojtimit, ndërtesat për gestapot, gjithçka u ndërtua me këta gurë dhe me punën e të burgosurve. Edhe pse gurorja përfundoi punë në vitin 1943 për shkak të ashpërsimit të luftës, të burgosurit vazhdonin të torturoheshin në gurore, ku gurët i ngjisin lart dhe i zbrisnin poshtë si një mjet torture për t’u sjellë vdekjen. Keta gure ne hyrje te kampit, dhe gurorja me shkallet e vdekjes ishin jashte mureve rrethuese ku mbaheshin te burgosurit.

Fusha e sportit

Guida qendroi gjatë aty. Ishte një fushë me bar, bosh, por ajo këmbënguli që ne të reflektonim pas historisë së saj. Ajo tha se aty çdo ditë SS, pra gestapot gjermanë, luanin futboll. Madje aty vinin ekipe dhe nga qytete të tjera dhe beheshin ndeshje. Fshati përballë gjithashtu mund të merrte pjese. Ajo ngrinte pyetjen pasi kërkonte dhe reflektim prej nesh. Si ka mundësi kur pas murit kishte të burgosur që vriteshin e keqtrajtoheshin çdo ditë, këtu në këtë fushë, bëhej sport, bëhej tifozllik për lojëtarët, duatrokitej sikur te ishte një situatë krejt normale. Si nuk ngriti dikush zërin mes qindra vetëve që kishin ardhur aty, se çfarë behej në kamp?

Këtë pyetje guida e vazhdoi pak më lart kur na tregoi fshatin, shtëpitë e banorëve që dukeshin përtej. Ajo madje tha se banorët ishin shumë të qetë duke parë punët e tyre, edhe pse e dinin se këtu vriteshin njerëz, ata e shihnin dhe punën në gurore, dhe kurre askush nuk guxoi të bënte diçka. Edhe këtu pyetja: Si ka mundësi kur e di që afër vriten digjen njerëz në furra, të vazhdosh punën në fshat sikur jeta të jetë kaq e bukur. Përgjigje nuk japim dot, e shohim si të habitur.

Pak më tutje u ulëm në disa stola dhe sërish na pyeti për kompanitë më të mëdha gjermane të asaj kohe, si Benz, Porche, Puma, Volkswagen, Swarosvksi, Siemens, IBM, Hugo Boss etj se çfarë qëndrimi mbajtën ata ndaj Hitlerit. Ato kompani përdorën punën e deturuar të të burgosurve dhe nuk kanë kërkuar as falje për pjesën e tyre të fajit. Madje shumë prej tyre, pjesën më të madhe të fitimit e vunë në atë kohë. Si ka mundësi që ky fitim të vihej në emër të vrasjeve e shfarosjeve? Pa përgjigje sërish.

Duke menduar gjithë këto, hymë në portat e mëdha të kampit më në fund, vendin e shumëpritur. Dhe na u shfaqën barakat, dikur kanë qenë 25 të tilla, por sot kishte mbetur vetëm rreshti i parë në dy anët. Në njërën anë ruajtur 3-4 baraka sic kanë qenë, ndërsa gjithë pjesa në të djathtë ishte Muzeu, krematoriumet dhe dhomat me gaz, ish pjesa e dikurshme e administratës.

Barakat

Hymë në baraka, të cilat ishin bosh pa shtretër, por duke përfytyruar se në secilën prej tyre, në shtretër me 3 kate, jetonin deri 2000 vetë. Kur shihje ato mjedise të vogla nuk e perfytyroje dot si mund të rrinin aq shumë njerëz bashkë në një vend. Në këtë kamp thuhet se hynë në total që nga krijimi 1938 deri në 1945 kur u lirua nga aleatët, gjithsej 197000 vetë, nga të cilët vdiqën 95 mije. E pamundur të mbante njëherësh kaq njerëz, por kjo shifër është në periudha të ndryshme. Në murët e barakave kishin mbetur tek-tuk ca thënie, dhe ca foto, pasi shumica ishin zhvendosur në Muzeun përballë. Tualeti s’dukej si tualet fare. Aty na shpjeguan mjedisin ku laheshin dhe mjedisin ku kryenin nevojat personale deri 10 te burgosur njeheresh, sigurisht pa patur turp nga njeri tjetri, te gjithe bashke njeheresh. Gra të burgosura kampi nuk kishte. Ishin vetem nje grup grash qe perdoreshin si prostituta per kapot e kampit, ose te burgosurit qe benin sherbime te vecanta. Gjithsesi ato s’kishin lidhje me te burgosurit masive te kampit.

Sheshi i apelit ishte gjigand, ishte vendi ku thirreshin ne mengjes, dhe secili duhej te pergjigjej kur degjonte numrin e vet. Ne ate kamp nuk kishte emra, pasi te gjithe ishin numra. Numra qe i kishin te ngjitur ne gjoks dhe duhej ti mesonin permendesh. Sheshi i apelit ishte vendi ku torturoheshin, vareshin, ku te burgosurit shihnin kush mungonte sot, kush ishte zhdukur njehere e pergjithmone.

Muzeu

Perballe ishte Muzeu, qe ishte shume i ngarkuar ne kujtime. Në mure nuk kishte asnjë vend bosh. Kjo sepse cdo njeri qe kishte patur te afermin e vet aty, kishte sjelle foto, kujtime, mjaft dokumente te ngjitura gjithandej. Aty pame dhe shume foto te shqiptareve. Nje flamur kuq e zi ishte vendosur ne pjesen ku ishin te shkruar emrat e gjithe shqiptareve qe kishin hyre ne kamp, dhe 5 prej tyre ishin dhe me foto, si Kozma Nushi, Telat Noga, Xhevded Doda etj. Pjesa e fillimit te kampit kishte artefakte qe ishin gjetur ne kamp nga aleatet sapo i lirua kampi, duke nisur nga tasa e luge, mjete pune, por dhe kapele, uniforma, biçiklete, e shume objekte te tjera. Po keshtu ne nje dhome ishin shkruar te gjithe emrat e viktimave ne nje refleksion qe te vriste syte dhe s’mund t’i lexoje dot.

Krematoriumi dhe dhomat me gaz ishin siç kishin qene, te paprekura. Ishin tre furra te cilat ishin ashtu si dikur madje me lopatat dhe shtratin ku futej i vdekuri dhe digjej. Brenda furrave tashme kishte lule. Ndersa dhomat me gaz dukeshin si dhoma dushi, me pllaka, vetem ca tuba lart dhe shkrimi te dera te thonin qe ato ishin dhoma me gaz. Sigurisht dyert dhe muret ishin lene ashtu si dikur.

Muzeu tregonte gjithe historine e atij kampi qe nga viti ’38 kur u krijua, gjithe faktet e torturave dhe emrat e viktimave, histori te ndryshme te viktimave, e deri te çlirimi i kampit nga aleatet, çfare gjeten ata kur erdhen, dhe si e dokumentuan gjithcka per tua percjelle gjithe publikut tmerret e ketij kampi.

Ne dalje, nje pllake ne mur tregon numrin e shqiptareve qe kane hyre ne kete kamp qe ishin 427. Nga te dhenat tona, ne kete kamp dolen gjalle 24 shqiptare, te cilet munden te sillnin ne Shqiperi dhe nje kupe me dheun e marre nga varret masive te kampit. Kupa me dhe iu dha nga aleatet, shqiptarit Dhimiter Simoni nga Vlora, i mbijetuar, gjate nje ceremonie qe u be me 20 qershor ne Mauthausen, të cilën ai e solli në Shqipëri, në Muzeun Kombëtar.

Ne pjesen para portave te kampit, cdo shtet ka vene memorialin e vet. Memoriali shqiptar eshte veper e Odhise Paskalit e inauguruar ne 1969 per te kujtuar viktimat shqiptare ne kete kamp. Fytyra e partizanit fitimtar, qe vret ushtarin gjerman, është simbolika e memorialit, shoqëruar dhe me një lapidar të gjatë përkrah. Kombet e tjera gjithashtu janë përfaqësuar me memoriale gjigande dhe shumë simbolike për të përshkruar vuajtjet e secilit popull. Cdo vit ne 5 maj 1945 ketu behen ceremoni përkujtimore dhe cdo komb dërgon delegacionin e vet për të vënë lule të memoriali. Sigurisht këtë ceremoni e ndjek ambasada jonë në Vjenë.

Ne u larguam nga ky fshat që në fakt është njollosur me emrin e këtij kampi, pasi nuk besoj se dikush do shkonte aty për turizëm, aq e fortë është trauma e këtij vendi, sa njerëzit duan të ikin një orë e më parë. E lamë pas për tu kthyer drejt vendit tonë, dhe sigurisht për t’i ndarë gjithë përshtypjet dhe gjetjet tona me shqiptarët.

Unë doja të ndaja këtu jo faktet e kampit dhe të të mbijetuarve të Mauthausenit, pasi ato janë pjese e ekspozitës dhe e projektit, por për të ndarë cdo ndjesi timen në atë kamp, dhe pyetjen e vazhdueshme të guidës tonë studente: Si ka mundësi të ndodhte kjo, si mund të trajtohej njeriu si asgjë, dhe të tjerët të bënin sehir e madje të miratonin këto krime? Pyetja tjetër shkon më larg: A kemi ndoshta të gjithë ne qeniet njerëzore një anë të egër që kur na zgjohet, nxitet dhe ndizet mund të bëjmë të njëjtat gjëra? Këtë askush nga ne nuk e pranon dot kurrë, ama dhe ata që i bënë këto krime ç’njerëzore ishin njerëz. Ndaj puna më e madhe që mund të bëjmë si fillim është të pastrojmë veten nga ndjesitë dhe mendimet negative që mund të kemi ndaj njeri tjetrit. Të mos harrojmë kurrë që jemi të barabartë dhe jeta e çdo qënie njerëzore është gjëja më e çmuar, të cilën nuk ka të drejtë t’ia marrë askush.

1 Shares:
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like
Read More

Na fal Kosovë!

Të dashur shqiptarë të Kosovës! Vazhdoni besoni në vlerat tuaja, në betejat tuaja për liri e demokraci e…
Read More

Koha që na vodhët!

Cili nga keta politikane qe kemi patur mban pergjegjesi per kohen qe u ka humbur shqiptareve? Degjova dje…
Read More

Sharmi i jetës rurale

Modeli i jetës rurale – e ardhmja në Shqipëri është fshati. I pandotur, i pazhvilluar, i pazaptuar nga…