Kambanat bien per mediat

Gazetari i njohur shqiptar Adi Krasta e kishte nje pikepyetje se çfarë do nxirrnin të nesërmen mediat nga intervista e tij ne Tonight, ne Ora News. Dhe media nxorri atë që është me pa vlerë për publikun: Pse u prish Rama me Krastën? Vetë televizioni ku u bë intervista nxorri këtë ekstrakt. Dhe kësaj violine i rane mediat e tjera.
Po çfare rëndësie ka për publikun marrëdhënia mes dy njerëzve. Përse kjo marrëdhënie duhet të dominojë? Sot mund te drekosh me dike dhe neser për një fjalë na mbetet hatri. Marrëdheniet njerezore jane te tilla. Por kjo nuk është fare çështje qe duhet t’ia serviresh publikut.
Por ne mediat tona prej kohësh aty vihet theksi: te personalja dhe jo te publikja. Nese nuk do merremi fare me Krastën, pasurinë e tij, marrëdhëniet e tij më Ramën çfare mbetet ne mendje nga intervista e tij? Ai eshte një person publik dhe ekspert për median dhe komunikimin, ndaj dhe me interes për publikun ishin qëndrimet e tij për situatën e medias shqiptare dhe PR e qeverisë.

-Se pari, situata problematike me RTSH. Televizioni shteteror shqiptar sot eshte ne një mjerim të tillë, me dashjen dhe vullnetin e politikberesve shqiptarë. Krasta thote se asnje qeveri deri me sot dhe as vete Rama nuk duan ta ngrejne RTSH dhe ta bëjnë atë dinjitoz. “Ishte RAI qe bashkoi Italine dhe BBC qe mban sot te bashkuar Angline” kujton Krasta. Por berjen e RTSH nuk e lejojne televizionet private sot qe kane kapur per fyti cdo qeveri. Ai thotë se janë disa televizione private që duan të ruajnë monopolin e transmetimeve te tyre, ndaj cfarë nuk bëjnë për të joshur politikanët në anën e tyre. Nese RTSH do ishte sot zeri i qytetareve qe paguajne per te, zeri edukativ, kulturor, bashkues gjuhësor nga jugu ne veri, nje televizon elitar ku programet te influenconin jeten dhe politiken ne kete vend, ndoshta Shqiperia do ishte nje vend me i mire, me i pasur ne kulture, me nje dialog me te zbutur dhe klime me te c’tensionuar. TVSH do fliste njesoj per te gjithe shqiptaret, jo sipas orekseve te pronareve te televizioneve private…

-Së dyti, PR dhe propaganda e qeverise. Krasta thotë se qeveria përpiqet të bindë pa sukses publikun se po bëhen gjëra të mira, reforma të mëdha, kur të gjithë kanë sy e vesh dhe e shohin se cfarë po bëhet në të vertetë. Një kryeminstër thotë Krasta, duhet të ketë kryefjalë ekonominë, të dalë sa më pak në ekran, t’u lërë vend ekspertëve të flasin për cështje të ndryshme. Të dëgjojë dhe të reagojë për atë që kërkon të dijë publiku. Krasta mori si rast te deshtuar dyshen Bler-Campbell ne Britani, te cilin Rama e ka marre si model. Atekohë kjo dyshe u konsiderua revolucion në PR për mbulimin e luftës, por e gjithë kjo sot konsiderohet thjesht mbulim, propagandë dhe jo transparencë dhe PR i vertete.

-Së treti, situata e televizioneve private. Çështja ka të bëjë me televizionin ku ai punonte se fundi bashkë me të dhjetra kolegë gazetare Agon Channel, qe sipas Krastës meriton të trajtohet si rast studimi për gjithë situatën e mediave në shqipëri. Kjo sepse ndërthuren disa probleme te Agon Channel. Së pari historia e financimit të atij televizioni, që Krasta thotë nuk është e ndryshme nga ajo e disa televizione të tjera private në vend. Së dyti, xhelozia mes vetë mediave për prishjen e tregut me pagesat stratosferike. Por dhe sot ka TV qe paguajnë gazetare 10 apo 20 fish më shumë se gazetarët e zakonshëm dhe askush nuk merret me ta prej vitesh. Së treti mbyllja e gojës së mediave kritike nga vetë Qeveria pa folur asnjë organ hetimor apo trup gjykuese. Të gjitha këto tregojnë se rasti i Agon Chanel ka ndodhur dhe mund të përsëritet, dhe problemi mbetet aty.

-Së fundi, mediat online. Krasta përmendi dhe një pikë tjetër ku po lulëzon sot gazetaria, media online, e cila në rastin më të mirë mund të konsiderohet jo profesionale dhe në rastin më te keq asociale, sipas tij.  Kjo sepse gjithkush mund të plublikojë çtë dojë, si të dojë, gjëra të pavërteta, pa u hyre gjemb në këmbë. Media sociale mund të shprehë mllefe personale të fshehura pas anonimatit, mund na jape një tendencë të pavërtetë rreth problematikave apo cështjeve të ndryshme, pasi ka njerëz që paguhen për të shkruar e shtuar komente, per te devijuar sondazhe apo qendrimet për cështje të caktuara.

Të gjitha këto përmbledhin me pak fjalë gjendjen ku ndodhet sot media jonë, të cilat vetë kryeministri i quajti këneta mediatike. Në fakt gjendja është e tillë, pasi të tillë e duan pushtetet moçalore të radhës. Por i takon vetëm medias të dalë nga moçali dhe të nisë betejën mbi tokë me ata që duan ta zhysin prapë poshtë. Media ka një rol për të luajtur për të ushtruar pushtetin e katërt, kritik ndaj qeverisjes. Këtë s’duhet ta presë nga askush, ndaj të gjitha këmbanat bien mbi mediat. Shpresa për të ndryshuar situatën në Shqipëri duhet të fillojë nga vetë media.

0 Shares:
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like