Koha që na vodhët!

Cili nga keta politikane qe kemi patur mban pergjegjesi per kohen qe u ka humbur shqiptareve? Degjova dje znj Spiropali qe tha: “Edhe ne kemi bere gabime dikur, psh bojkoti parliamentar 6 muaj qe beme kur ishim ne opozite, ishte gabim. Keta te opozites tani te mesojne nga gabimet tona dhe te mos bejne te njejtat gjera”. 

Mire moj zonje, po ato 6 muaj kur bojkotuat parliamentin, ia kthen dot shqiptareve tani qe jeni bere pishman? Sikur ato 6 muaj te punonit, per popullin per integrimin, sdo ishim ketu. Po sikur opozita e sotshme te kerkoje falje pas ca vitesh e te thoje: kam gabuar me bojkotet dhe krizat radhazi, cfare duhet te bejme ne? Te ulerijme? Si do na i ktheni mbrapsht kohen qe na harxhuat? Po kohen televizive qe keni marre duke na shqetesuar per krizat tuaja per pushtet, kush do ia ktheje shqiptareve? Ajo kohe mund te perdorej per ekonomine, per femijet, per teknologjine, per integrimin ne BE, per modelet frymezuese nga shoqeria jone, etj. 
Na keni marre, dhe vazhdoni te na merrni gjene me te shtrenjte qe na ka dhene Zoti secilit mbi tokë -kohën. Kurre nuk na i shlyeni dot. Ndaj jeni te gjithe pergjegjes qe jemi ketu si komb, nderkohe qe gjithe bota vetem vrapon.
0 Shares:
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like
Read More

Pëllumbi i varur..

Ka disa ditë që shoh nje pamje horror përballë pallatit tim. Nje pëllumb i varur.  Ndoshta duke kërkuar ushqim…