Mjeshtëria e një lideri është t’i thotë popullit atë që ai deshiron të dëgjojë. Është një rregull i thjeshtë që kushdo që qeveris nuk duhet ta heqë nga mendja. Dhe në rast se e harron per shkak te mbingarkeses, për këtë janë këshilltarët që duhet në cdo kohë t’i kujtojnë liderit, se populli do donte që ju të flisnit për këtë cështje apo për ketë tjetrën.
Ne librin “Guximi per te Shpresuar” te presidentit Obama, del qarte se gjithë rritjen e Obamës drejt Shtëpisë së Bardhe e ka udhehequr ky motiv, kjo moto: ti thuash popullit atë që ai dëshiron të dëgjojë, ose të paktën te tregosh që e ke dëgjuar. Nëse njerëzit shqetësohen për taksat, lideri duhet t’u flasë atyre për taksat për mundësitë si duhet ti zbusim ato. Nëse njerëzit janë të shqetësuar për rendin duhet t’u flasësh atyre për gjithë përpjekjet, reformat dhe për gjithcka që ti synon të bësh në këtë fushë për të shuar shqetësimet e tyre.
Normal sot në botë ekziston një tjetër metodë për ti bërë qeveritë që të vazhdojnë me planet e tyre pavarësisht reagimit public. Janë spin doctors, ata që kujdesen për të manipuluar opinionin dhe për ta devijuar në një drejtim tjetër kur shqetësimi është diku tjetër. Sigurisht që dhe kjo metodë e quajtur ndryshe ‘propagandë’, ka vend në gjithë qeverisjet demokratike sot. Por nese cdo ditë një lider devijon nga një ngjarje shqetësuese dhe hap një temë krejt tjetër, atëherë kjo nuk mund të gëlltitet lehtë në public dhe kostoja dihet.
Por a është i dukshëm shqetësimi public? A mund ta kuptojë një lider dhe gjithë rrethi i tij, momentin kur populli është i shqetësuar për dicka?
Padiskutim që po. Mjafton një shikim të shtypit të përgjithshëm dhe televizioneve pavarësisht anshmërineve të tyre politike. E jo vetëm kaq. Sot në erën e mediave sociale, mendimin e popullit e merr me lehtë dukë lexuar komentet e tyre, në vend që të bësh sondazhe apo vox pop ne rrugë.
Nese ke lexuar mjaftueshem, nje mesatare e thjeshte e gjithe reagimeve publike, te jep nje perceptim se cfare mendon populli per nje vendimarrje te qeverise. Nese nje qeveri eshte e vendosur te shkoje kunder kesaj rrjedhe per nje kohe te gjate, normal ndeshkimi publik do jete i jashtezakonshem ne zgjedhjet e ardhshme.