- Se këtu kam prindërit, motrat, vellain, të afërmit e mi
- Se flas kudo gjuhën time
- Se kurrë nuk ndihem e vetmuar
- Se kemi det, mal, natyrë të mrekullueshme dhe shumë ditë me diell
- Se kemi histori të lashtë të admirueshme
- Se kafenetë e lagjes i njoh me pëllëmbë, u di dhe çmimet dhe e pi kafen ku të dua
- Se mund të vizitoj kurdo gjithë vendet, qytetet ku kam kujtime
- Se mund të takoj miq të fëmijërisë e mësuesit e dikurshëm
- Se njoh qindra variante e vende për të blerë dicka, lirë dhe mirë
- Se njoh shumë njerëz te cilëve mund t’u drejtohem kur kam një hall
- Se kam shume kontakte, dhe në çast mund të telefonoj për ndihmë
- Se shkoj në dasma, ditëlindje e evente, ku festojmë alla shqiptarçe
- Se çdo muaj kemi nga një ditëlindje në familjen e madhe dhe kjo është e mrekullueshme
- Se nuk më duhet të bëj punëra të rëndomta, pasi shkolla e lartë më ka vlejtur.
- Se s’kam ngelur asnjëherë pa punë, edhe pse të gjithë ankohen se s’ka punë.
- Se edhe kur më kanë bere ndonje padrejtësi, kam gjetur dicka tjetër me më vlerë për të luftuar
- Se asnjëherë s’jam përzier në afera të pista dhe i kam bërë prindërit krenarë.
- Se nuk kam turp të kërkoj të drejtën, dhe s’guxon të ma hedhë kush
- Se nuk e vras mendjen se ku do lë fëmijën, se gjyshërit të ndihmojnë me dëshirë
- Se kopshti dhe shkolla janë falas, të paktën deri në universitet
- Se kam përjetuar dy sisteme dhe shumë histori i kam me të jetuar, jo me të treguar
- Se politikanët dhe bota VIP janë pjesë e humorit të kësaj shoqërie
- Se këtu bota rrotullohet shumë shpejt, sheh si shfryhen ata që fryheshin dikur nga nje post pune
- Se mosmirënjohësit dikur, shpesh kthehen dhe të luten
- Se kam Kishën ku shkoj dhe atje i njoh të gjithë
- Se ketu ka vendosur Zoti që unë të jetoj
- Sepse nuk më ka dalë kurrë llotaria amerikane (edhe pse kam aplikuar vetem nje here)
- Se nuk m’i ka hapur askush dyert për të ikur jashtë
- Se të huajt po e preferojnë gjithnjë e më shumë vendin tone
- Se nuk do doja ta gëzonin të huajt këtë vend, por fëmijët tanë.
Ps/ Ka dhe shumë arsye të tjera, por po e lë me kaq. Sekreti është të gjesh lumturinë aty ku fati ka vendosur që të jetojmë. Ndaj, mos u qani por jetoni të sotshmen aty ku ndodheni. Dhe luftoni çdo ditë për të bërë diçka për këtë vend dhe për t’ua lënë brezave në vazhdim.